SARANDË- Një aksident është raportuar mëngjesin e kësaj të marte rreth orës 11:10 në aksin rrugor Kardhiq-Sarandë, në fshatin Shelegar. Një automjet tip 'BMW' është përplasur me një automjet tip 'Benz', kjo e fundit me pasagjerë 3 të mitur.

Të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e aksidentit, është shkaktuar një radhë e gjatë automjetesh në këtë aks.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:04
VIDEOLAJM/ Aksidenti në Kardhiq-Sarandë 'paralizon' rrugën! Radhë të gjata automjetesh

 

Një aksident është raportuar pak minuta më parë në Kardhiq-Sarandë ku raportohet për të plagosur. Si pasojë, e aksidentit është shkaktuar një radhe e gjatë automjetesh në këtë aks.