Dy persona, një 22-vjeçare dhe një 15-vjeçar, kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Klos, si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në hyrje të Klosit, ku e reja dhe i mituri janë përplasur nga një automjet.
Ata janë dërguar menjëherë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetë. Nuk dihen ende detaje të tjera nga ngjarja, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Komento