Një grua është plagosur nga një aksident që është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kodër Kamëz.
Report Tv ka siguruar pamjet e aksidentit, ku duket një makinë tip 'Benz' që ka përplasur gruan e moshuar që ishte duke kaluar rrugën në momentin që është goditur.
Drejtuesi i makinës ka ndaluar duke i dhënë ndihmën e parë së bashku me persona të tjerë që ishin duke kaluar në rrugë duke e dërguar në spital.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se e plagosura nga përplasja ka thyer këmbën, ndërsa po merr ndihmën e parë në spital.
Policia ka nisur hetimet për aksidentin duke marrë në pyetje drejtuesin e mjetit tip 'Benz' që aksidentoi gruan e moshuar.
/b.ha./Shqiptarja.comKomente

