Po kthehej nga dasma e të vëllait, 35-vjeçarja humb jetën në aksident rrugor në Konispol! Një i plagosur
Një aksident me vdekje ka ndodhur në Konsipol, ku një 35-vjeçare ka humbur jetën pasi mjeti me të cilin po kthehej nga dasma e të vëllait ka dalë nga rruga. Një tjetër pasagjer mbeti i plagosur, ndërsa shoferi që ishte edhe bashkëshorti i viktimës nuk ka pësuar lëndime.
KONISPOL- Adriana Prendi dhe familjarët e saj ishin duke festuar mbrëmë deri vonë dasmën e vëllait, por kjo festë u kthye në tragjedi. Pas përfundimit të dasmës, 35-vjeçarja ka humbur jetën në një aksident rrugor ndërsa udhëtonte bashkë me të shoqin dhe një tjetër drejt shtëpisë së tyre në Konispol.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës, 05:50, të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Krane-Qafëbotë, në dalje të Konispolit. Shoferi i mjetit tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga duke i shkaktuar vdekjen 35-vjeçares, ndërsa pasagjeri tjetër mbeti i plagosur. Ky i fundit është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetët.
Shoferi, Gëzim Prendi, njëherazi edhe bashkëshorti i viktimës, ka arritur të shpëtojë pa lëndime, por fatkeqësisht 35-vjeçarja nuk mbijetoi dot.
Del FOTO, kush është 35-vjeçarja që humbi jetën në aksident teksa kthehej nga dasma e vëllait
Report Tv sjell foton e 35-vjeçares Adriana Prendi, e cila humbi jetën në aksidentin në Konsipol. 35-vjeçarja po kthehej nga dasma e vëllait, ndërsa mjeti i cili pp drejtohej nga bashkëshorti i saj ka dalë nga rruga dhe ajo humbi jetën.