KORÇE - Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy të rinjve dhe plagosjen e nëntgjashtë të tjerve, mes të cilëve edhe një fëmijë 13 vjet ka ndodhur mesditën e së enjtes në aksin Korcë-Pogradec.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit, Leshnicë ku një mjet tip furgon me targa KO 711 A është përplasur me një mjet tjetër tip TOYOTA me targa greke NAY 633.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit TOYOTA 20 vjecari Elvis Sekseni nga Podgoria si dhe shtetasi tjetër që udhëtonte më të 25 vjecari, Raid Zacellari, ndërkohë që kanë mbetur të plagosur drejtuesi i furgonit Vasil Arroni, dhe pesë pasagjerët  L.D, 31vjet, J.K 21 vjet, Gj.S 63 vjet, M.A66 vjet A.M 13 vjet, te gjithe banues ne Pogradec.

Të plagosurit janë cuar në spitalin e Pogradecit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbëritur uniformat blu, por paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qënë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesit të mjetit Toyota.
 
Redaksia online
(sg./shqiptarja.com)