KOSOVË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Prishtinë-Pejë ku një kamion i ardhur nga Serbia është përplasur me një autobus ku ndodheshin nxënës shkolle të cilët po ktheheshin nga një ekskursion.
Mediat e Kosovës shkruajnë se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rreth 30 persona.
“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja dhe një kamion me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar rreth 30 persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t'u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin.” – thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe autoambulanca dhe grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit të frikshëm.