Aksident në Kosovë/ Makina përplaset me autobusin, dy të vdekur dhe dy fëmijë të plagosur

Aksident në Kosovë/ Makina përplaset me autobusin, dy të vdekur dhe dy fëmijë të plagosur

Foto ilustruese

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë – Podujevë. Nga ky aksident i cili ndodhi mes një makine dhe një autobusi kanë mbetur të lënduar edhe dy fëmijë.

Lajmi është konfirmuar zëdhënësja e Drejtorisë Rajonalë të Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila tha se vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritur të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë . Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, njoftoi ajo, raportojnë mediat kosovare.

Tutje, Ahmeti bëri të ditur se viktimat janë një burrë 36 vjeçar dhe një grua e moshës 35 vjeçare.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar