KUKËS- Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e një aksidenti të regjistruar ditën e sotme në qytetin e Kukësit. Ngjarja ka ndodhur në orën 11:00 në urën e Drinit të Zi, ku djali i 55-vjeçarit, i cili drejtonte mjetin tip "Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina ka përfunduar në liqenin e Fierzës.
Djali i 55-vjeçarit, i identifikuar me inicialet A. D., fatmirësisht ai i ka shpëtuar aksidentit. Ai është dërguar në spital, ku ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet makina që ka rënë në liqenin e Fierzës. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia, po edhe lagështia në rrugë për shkak të shiut.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.
“Rreth orës 11:00, në hyrje të urës së Drinit të Zi, Kukës, shtetasi A. D., banues në fshatin Mamëz, i cili udhëtonte së bashku me babain shtetasin S. D, duke drejtuar mjetin tip "Volkswagen", ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe ka rënë në liqen, ku për pasojë pasagjeri në këtë automjet, shtetasi S. D. ka humbur jetën. Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të pasagjerit, shtetasit S. D., 60 vjeç, banues në fshatin Mamëz, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi A. D., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Komente









Djale kafshe.....babai viktime e kafshes....//^/
PërgjigjuJane kafshe Tropoje