Një aksident rrugor është regjistruar sot në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, ku një automjet është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes, janë plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i motorit.

Të plagosurit drejtuesi dhe pasagjeri i motorrit u dërguan me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se kanë marrë plagë në disa pjesë të trupit dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes shoqëroi drejtuesen e automjetit që u përfshi në këtë aksident, si dhe nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes, nga e cila mbeten të plagosur dy përsona.