Aksident në Lazarat, i përfshirë
djali i Gate Mahmutajt/VIDEO

Aksident në Lazarat, i përfshirë<br />djali i Gate Mahmutajt/VIDEO<br /><br>
GJIROKASTER - Një përplasje mes dy automjetesh ka lënë të plagosur tre persona në aksin Gjirokastër- Kakavijë. Aksidenti ka ndodhur në rrugës hyrëse të fshatit Lazarat. 

Drejtuesi i një prej automjeteve të aksidentuara ka qenë Vandam Mahmutaj, djali i Gate Mahmutajt i dënuar për kundërshtim me armë të operacionit të policisë në Lazarat në vitin 2014. Në aksident është përfshirë një makinë tip “Citroen” me targa “AA 463 CE” dhe një automjet tjetër me targa “AA 0010 OY” të cilat po udhëtonin në drejtime të ndryshme.

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur çifti i bashkëshortëve Apostol Strato 75 vjeç dhe Maria Strato 70 vjeç, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Gjirokastrës. Lëndime nga aksidenti ka pësuar edhe Vandam Mahmutaj por mësohet se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

[gallery]24466[/gallery]
vandam mahmutaj
(Vandam Mahmutaj, djali i Gate Mahmutajt)

 


Njoftimi i policisë për aksidentin
"Njoftohemi se në aksin rrugor nacional Gjirokastër-Kakavje, pranë kthesës së  Kordhocës ka ndodhur një aksident.

 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se janë përplasur  mjetet tip “Citroen” me targa AA463CE,  me drejtues shtetasin N.M  dhe mjeti tip “Wolsvagen” me targa AA090IO, me drejtues shtetasin V.M.

Për pasojë  janë dëmtuar dy pasagjerë, shtetasit A.S, 75 vjeç dhe M.S, 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin Rajonal “Omer Nishani”, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

“Në librari”, katër titujt e rinj për këtë fundjavë: ‘Arbëreshët’ ‘Mes djemsh’ ‘Të pangjashmit’ dhe ‘101 profile njerëzish të zakonshëm’

“Në librari”, katër titujt e rinj për këtë fundjavë: ‘Arbëreshët’ ‘Mes djemsh’ ‘Të pangjashmit’ dhe ‘101 profile njerëzish të zakonshëm’