Dy aksidente kanë ndodhur në Vaqarr dhe në Lezhë. Nga aksidenti i ndodhur në Vaqarr një kalimtare rreth të 20-ave është përplasur duke pësuar edhe dëmtime të rënda në trup.
E reja është nisur me urgjencë drejt spitalit, ndërsa shoferi i mjetit është shoqëruar nga policia. Nga kqyrja paraprake dyshohet se shkak për aksidentin ka qënë shpejtësia e makinës.
Sa i përket aksidentit në Lezhë, një furgon mallrash ka përplasur një 17-vjeçare, e cila ka mbetur e plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tregut industrial në Lezhë.
Sipas burimeve të Report Tv, e mitura ka qënë duke kaluar rrugën në momentin e aksidentit.