Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës, ku si pasojë ka humbur jetën 70- vjeçari V.L.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën Gjadër - Zojs, ku 70- vjeçari, V.L, i cili drejtonte motoçiklete ka humbur kontrollin duke rënë nga “Ura e Gjadrit” në ujërat e lumit Gjadër.

Gjithashtu në motoçikletë ka qenë edhe mbesa e viktimës, 16- vjeçarja, R.P, e cila fatmirësisht ka mundur t’i mbijetojë aksidentit.

16- vjeçarja është nxjerrë nga uji i lumit Gjadër dhe është dërguar menjëherë drejt spitalit të  Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë trupi i pajetë i 70- vjeçarit, është gjetur rreth 400 metra larg vendit të ngjarjes.

Grupi hetimor është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

[gallery]23251[/gallery]