Aksident në Lezhë, kamionçina përplas motorin! Plagosen rëndë dy persona

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë, pasi motori me të cilin ata udhëtonin u përplas me një kamionçine. Aksidenti ndodhi mesditën e së mërkurës në rrugën Lezhë-Rrilë, ndërsa të plagosurit janë drejtuesi i motorit Agustin Mhilli 26 vjeç dhe pasagjeri Florian Picaku 22-vjeç.

Ata u dërguan me urgjence në Spitalin Rajonal të Lezhës e më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën si pasoje e plagëve të marra në disa pjesë të trupit.

Policia ka shoqëruar në komisarit drejtuesin e kamionçinës tip "Ford", Arben Prenga, si dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave