Aksident në Lezhë, makina del nga rruga, përplaset me disa pemë dhe përfundon në kanal! Shoferi në gjendje të rëndë (VIDEO)

Një person ka mbetur i plagosur rëndë mëngjesin e sotëm në Lezhë, si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00, në rrugën Lezhë-Laç, ku një automjet tip 'Benz' doli nga rruga duke u përplasur me disa pemë e më pas përfundoi në kanal. Për pasojë mbeti i plagosur rëndë shoferi, i cili u dërgua në spital.

Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet, automjeti është shkatërruar thuajse tërësisht si pasojë e përplasjes. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, teksa policia ka nisur hetime.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Britania vendos sot nëse themeluesi i WikiLeaks, Assange do të ekstradohet në SHBA

Britania vendos sot nëse themeluesi i WikiLeaks, Assange do të ekstradohet në SHBA