LËZHË- Një aksident është shënuar mesditën e sotme në Bulevarin “Gjergj Fishta” në Lezhë, ku një automjet ka përplasur një vajzë 7-vjeçare.

E vogla, M.Lleshi e cila pësoi lëndime nga përplasja është dërguar menjëherë në urgjencë.

Ndërkohë në spital ka përfunduar edhe drejtuesja e mjetit, Elsa Lika, e cila është edhe shtatzënë.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të mësuar më shumë rreth rrethanave të incidentit.