Një efektiv policie ka mbetur i plagosu në Lezhë mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije aksidenti u regjistrua në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit të Patokut, automjeti me drejtues shtetasin Gj.B., është përplasur me mjetin e Policisë Rrugore Lezhë, ku si pasojë ka marrë plagë të lehta polici me inicialet A.T.
Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet, përplasja ka qenë mjaft e fortë, ku automjeti i policisë është kthyer përmbys në rrugë.
Paraprakisht dyshohet e shkak i aksidentit është bërë shpejtësia me të cilën po lëvizte automjeti që përplasi makinën e policisë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.