Aksident i rëndë/ Përplasje e fortë mes 2 makinave në Lezhë, 5 të plagosur, 2 prej tyre në gjendje të rëndë (VIDEO)

5 persona mbetën të plagosur, 2 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, pas përplasjes së dy makinave në rrugën e Shëngjinit.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 18 e 30 minuta të kësaj së shtune, pranë lagjes "Xhenjo" dhe në të u përfshinë një makinë  tip "Benz" me një "Skoda". Përplasja kokë më kokë, ishte mjaft e fortë dhe për pasojë mbeten të plagosur 2 drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët që udhëtonin me to.

Ata u dërguan me urgjence në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e frakturave të marra në disa pjesë të trupit. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, i cili paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur nga parakalimi i gabuar i njërës prej makinave, duke sjell dhe përplasjen e fortë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:59
5 të plagosur nga aksidenti në Lezhë, 2 në gjendje të rëndë

1655571641_Screenshot6.jpg

5 të plagosur, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë, është bilanci i një aksidenti të rëndë të ndodhur në Lezhë.

Ora 18:47
Përplasja e dy makinave në Lezhë, pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti

Një aksident ka ndodhur  pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes "Xhenjo".

Nga pamjet e aksidentit të siguruara nga Report Tv, duken pamjet e makinave të cilat kanë marrë dëmtime të shumta si pasojë e përplasjes së fortë.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jani: 18/06/2022 19:27

    ULNI SHPEJTESINE O MUTRA,,,SE I LATE KALAMAJTE RRUGEVE.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me 3 vite burg për armëmbajtje pa leje, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan! Në kërkim edhe për dhunë në familje

I dënuar me 3 vite burg për armëmbajtje pa leje, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan! Në kërkim edhe për dhunë në familje