Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 46-vjeçari, efektiv i policisë kufitare në Shkodër u shënua sot në mesditë në aksin rrugor Lezhë – Shkodër në afërsi të fshatit Balldre.

Aksidenti ndodhi rreth orës 12:00 në afërsi të fshatit Balldre, ndërsa viktimë mbeti Gazmir Zhuka 46-vjeç, punonjës i policisë kufitare ne Han të Hotit.

Automjeti tip “Benz” me të cilën po lëvizte i vetëm viktima, u përplas me një furgon në të cilën udhëtonin disa shtetas Serb.

Këta të fundit fatmirësisht nuk morën lëndime, ndërsa përplasje ishte mjaft e fortë çka e dëshmojnë dhe dëmtimet e shumta që kanë pësuar makina.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, që paraprakisht mendohet të ketë ndodhur nga parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve, duke sjellë dhe përplasjen e fortë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:47
FOTO/ Kush ishte polici kufitar që humbi jetën në aksidentin tragjik në Lezhë

1686923562_WhatsAppImage20230616at3.22.02PM.jpeg

Ky është polici i kufirit qe humbi jetën ne aksident ne Lezhe.

Nga aksidenti i rëndë që u shënua mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë – Shkodër në afërsi të fshatit Balldre, mbeti i vdekur një efektiv policie, i cili nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra nga përplasja e fuqishme mes dy makinave.

Viktimë e aksidentit tragjik mbeti Gazmir Zhuka 46-vjeç, punonjës i policisë kufitare ne Han të Hotit, i cili në momentin kur ndodhi ngjarja nuk ishte në shërbim.

Report Tv ka siguruar foton e të ndjerit të veshur me uniformën blu.