LEZHË- Dy aksidente janë regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Lezhë, me një diferencë prej disa minutash.
Në aksidentin e parë u përplasën fort dy makina në rrugën dytësore Lezhë- Rrilë, ku njëri prej shoferëve, Ndoc Nikaj 66-vjeç, ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë. Në gjendje të rëndë ka mbetur është edhe bashkëshortja e tij, e cila ishte pasagjere, ndërsa është plagosur edhe drejtuesi i mjetit tjetër. Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se përplasja ka qenë e fortë aq sa njëri prej mjeteve ka dalë nga aksi rrugor.
Vetëm disa minuta më vonë një tjetër aksident është regjistruar në rrugën e kombit në segmentin Milot-Rrëshen, në dalje të Rubikut. Shoferi i një automjeti ka humbur kontrolli dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke u përplasur në këtë mënyrë me një mur. Fatmirësisht ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Rrugët e qarkut të Lezhës vijojnë të përgjaken nga aksidentet rrugore, ku vetëm në harkun kohor të 6 ditëve të fundit kanë ndodhur 9 aksidente me 1 viktimë dhe 16 të plagosur.
Aksidenti në aksin Rrile-Lezhe, ku u përplasën dy automjete rreth orës 15:00. Ndërron jetë në spitalin e traumës drejtuesi i mjetit tip ‘Opel’ Ndoc Nikaj, 66-vjec. Ai kishte marrë plagë të shumta në disa pjesë të trupit dhe nuk mundi të mbijetojë. Ne gjendje të rëndë ndodhet bashkëshortja e tij.
Disa minuta më vonë një tjetër aksident është shënuar në Lezhë. Ngjarja u regjistrua në rrugën e kombit në segmentin Milot-Rrëshen, në dalje të Rubikut.
Një automjet ka dalë nga rruga, duke u përplasur në një mur. Si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi.
Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.