Një aksident ka ndodhur në fshatin Farret, në njësinë administrative Stravaj të Librazhdit, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë rreth 150 metra poshtë saj.
Në timonin e makinës me targa AB178DV ishte 22-vjeçari Renis Kalnxhi, i cili është transportuar në Spitalin e Librazhdit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga verifikimet e kryera në vendngjarje, nuk janë konstatuar persona të tjerë që mund të kenë qenë në automjet.
Ende nuk dihen rrethanat në të cilat makina ka dalë nga rruga. Veprimet e mëtejshme hetimore do të ndiqen nga Komisariati i Policisë së Librazhdit.









Komente
Komento