Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas. Një kamionçinë me targa AA 552 JA është përplasur me një furgon, aksidenti ka shkaktuar panik pasagjerët, ndërsa janë lënduar lehtë disa prej tyre.

Furgonin e kanë mbajtur mbrojtëset anësore të rrugës, pasi përplasja ka qenë e fortë, ndërsa kanë nisur hetimet nga policia. 



Automjetet e përplasura në Librazhd