Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lungomare në Vlorë. Një makinë ka përplasur një këmbësor i cili po kalonte rrugën. Raportohet se ai është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë. Policia njofton se 55-vjeçari i plagosur është jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A.M, 34-vjeç është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.
'Në orën 08:36, në aksin e Lungomares, një automjet, me drejtues shtetasin A. M., 34 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale N. L, rreth 55 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.'- njofton policia.