Një aksident ka ndodhur në Lungomare. Një drejtues motori ka përplasur një të moshuar i cili ndodhet pranë stacionit të autobusit.

I plagosuri është nisur drejt spitalit të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.

Dyshohet se shkak ka qenë momenti kur i moshuari ka tentuar të kaloje rrugën.