Një aksident ka ndodhur në fshatin Çermë e Sipërme të Lushnjes, ku drejtuesi i një motoçiklete ka humbur kontrollin duke mbetur i plagosur rënë vetë ai sëbashku me djalin e tij.

Leonard Vrapi 44 vjeç dhe djali i tij Alesio Vrapi 12 vjeç, kanë marrë lëndime të shumta në trup si pasojë e përplasjes.

Ata janë transportuar në spitalin e Lushnjes dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është e rëndë. 

Babë e bir po udhëtonin pa kaskën mbrojtëse në kokë dhe kanë përfunduar të përplasur në asfalt. Uniformat blu dhe grupi hetimor në vendngjarje po hetojnë shkaqet e këtij aksidenti.