Një aksident me vdekje është regjistruar në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë. Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një karrotrec.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00, ku 27-vjeçari M.Ç., duke drejtuar karrotrecin ka përplasur për vdekje 50-vjeçarin. Viktima ende nuk është identifikuar dhe dyshohet se mund të jetë endacak.
Drejtuesi i karrotrecit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Komento