Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, ka reaguar për aksidentin tragjik të ndodhur ditën e sotme në zonën e ish-Kënetës, që u mori jetën dy të miturve dhe la të plagosur rëndë një tjetër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sako është shprehur se sot është një ditë zie për të gjithë Durrësin.

Teksa u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave, Sako tha se ku aksident i rëndë duhet të shërbejë si reflektim për institucionet, por edhe shoqërinë.

Reagimi i Sakos:

Humbja e jetës së dy engjëjve sot është kthyer në ditë zie për gjithë Durrësin. Si nënë, ndaj dhimbjen e jashtëzakonshme me familjarët e fëmijëve dhe u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Lutemi së bashku për djalin që ndodhet në Spitalin e Traumës, që të kalojë këtë moment të vështirë dhe të rikthehet sa më shpejt pranë familjes së tij.

Ky aksident i rëndë duhet të shërbejë si thirrje për reflektim të thellë, jo vetëm për institucionet, por për të gjithë ne si individë, prindër, qytetarë dhe shoqëri.

Qofshin të parajsës. 


Lajmi kryesor:

Aksidenti në Durrës, Begaj: Hetim shterues për ngjarjen! Rama: Tragjedi e pangushëllueshme (REAGIMET)