LUSHNJË- Një aksident rrugor është regjistruar këtë mbrëmje në Lushnjë. Mësohet se një makinë është përplasur me një mjet bujqësor, ndërsa kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 20:30, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në fshatin Pirrë. 55-vjeçari Jonuz Kapllani është përplasur me mjetin bujqësor dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur pasagjerët që ndodheshin në të njëjtin mjet, mes tyre tre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Report Tv mëson se në spital janë paraqitur Muhamet Kapllani 55 vjeç, Gëzime Kapllani 46 vjeç, Mirel Kapllani 12 vjeç, Muhamet Topi 58 vjeç, Dhurata Kapllani 52 vjeçe, Enea Topi 11 vjeç. Në gjendje të rëndë janë 11-vjeçari Enea Topi, Dhurata Kapllani Dhe Muhamet Topi. Ndërkohë të tjerët kanë marrë plagë më të lehta.

Report Tv sjell pamje pas aksidentit, ndërsa është shkaktuar edhe një radhë e gjatë automjetesh. Ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit, ndërsa Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.