Aksident në Lushnjë, mjeti del nga rruga e përfundon në kanal! Policët bëhen bashkë nxjerrin shoferin e plagosur nga makina! Shikoni videon

Vijon të mbetet problematike pika e zezë e aksit rural Fier-Shegan - Pushimi i Shoferit në fshatin Zhym. Një tjetër aksident është regjistruar këtë mbrëmje në këtë kthesë.

Elnis Allkanjari udhëtonte nga Krutja drejt pushimit të shoferit dhe ka përfunduar në kanal. Mjeti tip ‘Benz’ me targa AA 355 FR i drejtuar prej tij ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Zjarrfikësit dhe ambulanca si dhe efektivë të policisë së qarkullimit dhe rendit kanë nxjerrë të plagosurin dhe e kanë dërguar në spital. Sipas të dhënave të para mjeti ka qenë me shpejtësi të lartë.

Kjo pikë është prej kohësh burim aksidentesh dhe me fatalitete.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Renditja/ Skënderbeu fiton 1-0 ndaj Erzenit dhe bën 'lëmsh' garën për titullin! Dinamo dhe Laçi paqe pa gola

Renditja/ Skënderbeu fiton 1-0 ndaj Erzenit dhe bën 'lëmsh' garën për titullin! Dinamo dhe Laçi paqe pa gola