Aksident në Lushnjë, një shofer i plagosur nga karambolimi i dy mjeteve! Shkak dyshohet shpejtësia e veturës

Lushnjë- Një aksident ka ndodhur në autostradën Çermë Lushnje, në afërsi të Golemit, ditën e sotme (20 Dhjetor). 

Një automjet tip ‘Audi’, me targa AB 060FP, ka goditur një mjet minitransporti, me targa AA 854 DU. Nga përplasja ka pasur dëme materiale të shumta, ndërsa llamarinat dhe plastikat që transportonte automjeti janë shpërndarë në anë të autostradës. 

Drejtuesi i mjetit të transportit ka shkuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Report TV ka siguruar edhe pamjet pas aksidentit.

Policia në vendngjarje po dokumenton këtë aksident dhe disiplinon trafikun në kushte të vështira për shkak të reshjeve, teksa po kryen edhe procedimin e shoferit tjetër. 

Sipas të dhënave paraprake, shpejtësia e madhe e “Audi”-t dhe pakujdesia e drejtuesit, ka çuar në këtë aksident, që fatmirësisht nuk ka pasoja në jetën e personave që janë përfshirë.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Konfirmimi i prokurores Eranda Laze ankimohet në Kolegj

Konfirmimi i prokurores Eranda Laze ankimohet në Kolegj