-
Sarandë/ Aksident i frikshëm, makina përplas motorin dhe vazot dekorative në trotuar, shoferi arratiset! S’ka të lënduar, Policia verifikon kamerat
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, në qendrën e qytetit bregdetar. Mjeti fillimisht humbi kontrollin në shpejtësi dhe përplasi vazot dekorative dhe më tej motorin e parkuar. Shoferi nuk qëndroi, por u largua nga vendngjarja
4 Nëntor, 21:58 -
Aksident në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, makina përplaset me shtyllën e tensionit! Shoferi i plagosur dërgohet në spital, edhe OSHEE në vendngjarje (VIDEO)
Mjeti me targa AA825, ka dalë nga rruga duke thyer fillimisht një shtyllë të tensionit të mesëm dhe më tej përfundoi te shtylla tjetër. Drejtuesi i mjetit u dërgua në spitalin e Lushnjës me urgjencë. Edhe njësia e avarive të OSHEE ishte prezente, sepse është ndërprerë energjia në të gjithë zonën. Shtylla u këput në mes, shkak dyshohet shpejtësia e lartë
20 Tetor, 20:15 -
Kukës dhe Korçë/ Një i vdekur dhe 3 të plagosur në dy aksidente brenda orës! Vajza e mitur shpëton, vdes babai shofer! Përmbyset makina pas prerjes së rrugës nga ‘Benz”-i (VIDEO)
Ngjarja më e rëndë ndodhi te "Ura e Topojanit" në Kukës, 46-vjeçari humbi kontrollin e mjetit "Mitsubishi", plagoset vajza e mitur. Në afërsi të fshatit Dvoran, mjeti tip "Jeep" dyshohet se i preu rrugën veturës "Benz", plagosen dy shoferët, pasagjerët me lëndime të lehta
10 Shtator, 11:26 -
'Ç'më qesh?', shoferi i autobusit dhunon nxënësit në Dibër, Report Tv siguron videon
Një shofer furgoni në Dibër i cili transportonte nxënësit e shkollave, është denoncuar se ka dhunuar një fëmijë. Ministria e Arsimit ka njoftuar atë të Brendshme për rastin. Në një deklaratë, zv/ministrja Romina Kuko kërkoi nga policia të veprojë.
6 Tetor 2018, 16:31 -
Dëshmia tronditëse e shoferit që u përfshi në aksidentin e Kamzës: Vajza e mitur vdiq para syve të mi
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kodër Kamëz ku një makinë ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një biçikletë dhe më pas tre këmbësorë, nënën me dy vajzat e saj.
8 Gusht 2018, 10:15