Një aksident është regjistruar në aksin Lushnjë-Berat në fshatin Çiflik, ku një automjet tip 'Ford' ka humbur kontrollin dhe ka goditur shtyllën elektrike.
Për pasojë automjeti ku udhëtonin dy persona ka përfunduar në kanalin vaditës. Të lënduarit janë transportuar në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve paraprake drejtuesi i mjetit ka deklaruar se ka shmangur një përplasje me një automjet tjetër që kishte kryer manovër të gabuar në parakalim dhe përfundoi duke i rënë shtyllës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton zbardhjen e plotë të rrethanave.
Komente











