Durrës - Një tragjedi u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Manëz të Durrësit, ku tre të rinj humbën dhe 2 të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti të rëndë.
Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, kur drejtuesi i mjetit Kleo Vrioni, 25-vjeç humbi kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti u përplas me një bordurë betoni.
Përplasja ishte aq e fortë sa 25-vjeçari dhe dy pasagjerët Sara Brugentelli, 26-vjeçe dhe Alvi Muhaxhiri 15-vjeç, ndërruan jetë në vend.
Ndërkohë të plagosurit Rejsi Vrijoni 26-vjeç dhe një 16-vjeçar me inicialet K.D, u nisën drejt Tiranës për mjekim të specializuar.
Paraprakisht adoleshenti 16-vjeçar ndodhet në gjëndje të rëndë.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv shihet se automjeti që po udhëtonin tre të rinjtë është shkatërruar plotësisht, teksa në vendin e ngjarjes kanë mbetur ende disa pjesë të vogla të automjetit.
Policia ka hequr me karrotrec makinën dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti tragjik.
Njfoftimi i policisë
Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën.
Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit
Lajm në përditësim…










Komente
Komento