Aksidenti tragjik në Manzë të Durrësit, ku humbën jetën 25-vjeçari Kleo Vrioni, bashkëshortja e tij italiane, 26-vjeçarja Sara Brugnatelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, ka lënë dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të afërmit e tyre.

Shkolla ku 15-vjeçari kryente studimet ka bërë një dedikim prekës për të miturin. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, në faqen e 'Leonik Tomeo' shkruhet se ndarja e tij e parakohshme nga jeta la një boshllëk të madh në bankat e shkollës dhe zemrat e të gjithë mësuesve e shokëve të tij.

“Me hidhërim të thellë e zemër të thyer mësuam lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit tonë të dashur Alvi  Muhaxhiri.  Ikja e tij kaq e shpejtë la një boshllëk të madh në bankat e shkollës sonë dhe në zemrat e të gjithë mësuesve e shokëve të tij.

Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve. Zoti ju dhëntë forcë për të përballuar këtë dhimbje të papërshkrueshme. Kujtimi dhe buzëqeshja e tij do të mbeten përherë të gjalla në shkollën tonë. U prehtë në paqe shpirti yt Alvi!”, thuhet në reagimin e 'Leonik Tomeo.'


Lajmi kryesor:

U martuan të dielën, çifti humb jetën në aksident në Manëz! Vdes edhe 15-vjeçari, shoferi dyshohet i dehur! VIDEO kur makina me rreth 130 km/h përplaset me bordurën