Një aksident me vdekje është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Milot - Laç në vendin e quajtur "Ish - Uzina e Superfosfatit". Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:40.
Sipas policisë A.G. 23-vjeç banues në Milot duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar këmbësoren Zamira Daci 44-vjeçe, banuese në Laç, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në vend, pasi përplasja ka qenë fatale.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Sot janë shënuar edhe dy aksidente të tjerë me tre të plagosur në Lushnje dhe Korcë.
Komente

