Një aksident është regjistruar në minierën e Cerujës rreth orës 14:00 pranë bashkisë  së Klosit. Një masiv shkëmbor ka rënë mbi shoferin 55-vjeçar i cili ka pësuar edhe fraktura.

Fillimisht i plagosuri është dërguar në qendrën shëndetësore Klos ku mori ndihmën e parë, më vonë është transportuar në spitalin e Burrelit dhe për të marrë një ndihmë më të specializuar është shoqëruar drejt Tiranës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

në përditësim...