E rëndë në Tiranë/ Pedagogu amerikan mbyt gruan dhe dy qentë me litar, më pas var veten! Dyshohet se ishte me depresion

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një shtetas amerikan, ka mbytur me litar gruan e tij, Indah Lilis Sartika Saragih, 2 qentë si dhe më pas i ka dhënë fund jetës duke varur veten.

Shtetasi amerikan Mattheë James Ëertz, 53 vjeç, rezulton se është pedagog i gjuhëve të huaja në shkollë private 'Albanian College Tirana', në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Vangjel Noti’ në Laprakë.

Fillimisht është gjetur trupi i pajetë i amerikanit i vetëvarur, ndërsa më vonë, duke kërkuar për prova të reja, janë gjetur trupat e pajetë të bashkëshortes së tij me origjinë nga Indonezia, por me pasaportë amerikane dhe 2 qentë. 53-vjeçari amerikan, pasi e ka mbytur gruan, e ka mbuluar trupin e saj me rroba dhe sipër tyre ka vendosur 2 trupat e mbytur të dy qenve.

Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ketë ndodhur në kushte depresioni, por kjo është pistë paraprake dhe po hetohet nga policia. Viktima kishte lënë edhe një letër lamtumire.

Ngjarjen e ka zbuluar drejtori i shkollës, pasi amerikani nuk ka shkuar në shkollë. Kur ka hapur derën ka gjetur trupat e pajetë dhe ka njoftuar policinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:35
'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten

Përpara se shtetasi amerikan Matthew James Wertz, 53 vjeç, të kryente aktin e rëndë të vrasjes së gruas, dy qenve të saj dhe t'i jepte fund jetës së vet ka lënë një letër për babanë e vet.

Mësohet se policia ka gjetur një letër në të cilën shkruhet: “Më fal, nuk ia dola dot.”

 

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten