MIRDITE-Një person është përplasur për vdekje nga një makinë teksa ishte duke kaluar rrugën. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:45 në fshatin Gziq, pranë rrugës së Kombit.

Kalimtari, banor i zonës ishte duke kaluar në rrugë në momentin që është përplasur. Goditja ka qenë fatale, pasi ka humbur jetën në vend. 

Drejtuesi i kamionçinës E.B. 41-vjeç, banues  në Fan, Mirditë është shoqëruar në polici, ndërsa viktima ende nuk është identifikuar

Aksidentet rrugore vijojnë që të marrin jetë njerëzish në mënyrë të frikshme në Shqipëri.