Banorët e Mirditës që nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet për një avokat, tashmë do të kenë një mundësi më shumë për të mbrojtur të drejtat e tyre ligjore. Qendra e Ndihmës Juridike është hapur edhe ne qytetin e Rrëshenit, duke nisur funksionimin, në kuadër të zgjerimit të këtij shërbimi në vend.
Përmes kësaj qendre ofrohet këshillim dhe orientim ligjor, si dhe përfaqësim në gjykatë për personat që plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj. Shërbimi përfshin çështje civile, administrative dhe familjare, si dhe problematika që lidhen me pronësinë, pensionet apo marrëdhëniet e punës.
Hapja e zyrës është vlerësuar edhe nga kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, sipas të cilit kjo qendër merr një rëndësi të veçantë për zonën, ku një numër i konsiderueshëm familjesh përballen me vështirësi ekonomike.
Funksionimi i kësaj zyre synon të lehtësojë aksesin në drejtësi dhe t’u japë mundësi edhe qytetarëve me të ardhura të kufizuara të përfitojnë mbrojtje ligjore.










Komente
Komento