Aksident në orët e para të mëngjesit, mjeti me 4 anëtarë të një familjeje del nga rruga, plagoset kryefamiljari! Në makinë edhe 2 fëmijë

FIER-Një aksident që për fat të mirë rezultoi vetëm me 1 të lënduar është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Një mjet, ku udhëtonin katër anëtarë të një familjeje, mes tyre dhe dy fëmijë, ka dalë nga rruga për shkak të përgjumjes së kryefamiljarit pasi ktheheshin nga Greqia.

Drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur ndërkohë që anëtarët e tjerë të familjes kanë marrë dëmtime të lehta.

"Sot rreth orës 07:15, aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzmadh, shtetasi M. H., 46 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip "Honday" ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga", ka njoftuar policia e Fierit.

 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës