Aksident në Peshkopi, plagosen
6 pjesëtarë të një familjeje 

PESHKOPI- Gjashtë pjestarë të familje janë përfshirë në një aksident rrugor mbrëmjen e sotme në Dibër.

Në afërsi të fshatit Kuben automjeti tip fouristradë me targa AA 335 CH, që udhëtonte në drejtim të Peshkopisë si pasojë e shpejtësisë dhe lagështisë në këtë aks rrugor ka dalë nga rruga dhe është përmbysur disa herë.

Pamjet e fokusuara nga kamera e “A1 Report” tregojnë edhe automjetin e përmbysur pas daljes nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit: Nexhat Cipuri, 45 vjeç drejtuesi i mjetit, Laureta Cipuri, 41 bashkëshortja e tij, Ajet Cipuri, 75 vjeë, Bajame Cipuri 70 vjeç dhe Fatbardha Cipuri dhe një fëmijë 13-vjeçar.

Të plagosurit fillimisht janë dërguar me urgjencë më makina të rastit në spitalin Rajonal të Peshkopisë.

Njëra prej të plagosurve, Luareta Cipuri, është nisur me urgjencë në drejtim të Spitalit të Traumës në kryeqytet për të marrë mjekim më të specializuar.

Katër të plagosurit e tjerë ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha në spitalin Peshkopisë, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin ku ndodhi aksidenti mbërritën menjëherë forcat e policisë të cilat nisën punën për zbardhjen e rrethnave të plota të aksidentit.


aksidenti ne diber
(Në foto: Makina e cila doli nga rruga)

Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Zbardhet’ Valbona! Pamje magjepsëse nga veriu i vendit, vizitohet nga turistët

‘Zbardhet’ Valbona! Pamje magjepsëse nga veriu i vendit, vizitohet nga turistët