Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prrenjas, ku një motomjet ka dalë nga rruga.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se si pasojë e aksidentit janë plagosur dy persona, një 21-vjeçar dhe një 19-vjeçar.

Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.