Një punëtor 51-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme në Durrës pasi ka rënë nga kati i dytë i një godine teksa ishte në punë.
"Më datë 30.04.2021, rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, Durrës, ka rënë nga kati i dytë i banesës ku po punonte, shtetasi I. J., 51 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.
Komento