Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të Tiranës, tek 9-katëshet, ku janë plagosur dy persona.
Policia njofton se mjeti me drejtues E. L me mjetin me drejtues A. M, janë përfshirë një aksident, ku ky i fundit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar.
Për pasojë ka aksidentuar 2 këmbësor me iniciale J.D., 22 vjeçe dhe A. M., 20 vjeç, të cilët u dërguan në spital, për kontroll mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.