U përplas makina me targa greke, humb jetën 63-vjeçari në Roskovec, shoqërohet drejtuesi i mjetit

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kuman të Roskovecit. Viktima është identifikuar si Baki Shahu, 63-vjeç, i cili është përplasur teksa kalonte rrugën nga një makinë tip "Pezho" me targa greke e drejtuar nga 43-vjeçari B.D..

63-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Stacionin e Policisë Roskovec ku edhe po kryhen veprimet proceduriale.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ku edhe ka nisur punën për të zbuluar shkaqet e aksidentit. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier
Informacion paraprak

Në datën 31.12.2018, rreth orës 13:15, në fshatin Kuman, Roskovec, shtetasi B.D, 43 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar mjetin tip "Pezho" ka përplasur shtetasin këmbësor B.Sh, 63 vjeç, banues në Roskovec, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Stacionin e Policisë Roskovec dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja