Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 17:15 në kryqëzimin e Rrilës, në Lezhë ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësore rreth 78 vjeçe.

E moshuara ka qenë duke kaluar rrugën në momentin kur është goditur nga automjeti me drejtues një 30-vjeçar. Ky i fundit e ka transportuar vetë në spital, ku pas ndihmës së parë, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është nisur drejt Spitalit të Traumës për trajtim më të specializuar. Por rrugës për te 'Trauma' ajo ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:15, në kryqëzimin e Rrilës, Lezhë, automjeti me drejtues shtetasin N. P., 30 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, shtetasen P. K., rreth 78 vjeçe.

Shtetasja është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, ndaj drejtuesit të automjetit kanë nisur veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.