RROGOZHINË - Një aksident rrugor u regjistrua ditën e sotme Rrogozhinë.

Një kamion humbi kontrollin dhe përfundoi në rrethrrotullimin e Bishtit të Zhurit në Rrogozhinë.

Fatmirësisht, shoferi ka shpëtuar dhe ka pasur vetëm dëme materiale.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku dyshohet se shkak është bërë lagështia në rrugë.