Një aksident e rëndë me vdekje ka ndodhur ne oret e vona të mbrëmjes në fshatin Sinaballaj te Rrogozhinës, në afërsi te kufirit ndarës të rethit te Kavajës dhe te Elbasanit. Si rezultat i nje shpejtesie te pakontrolluar nga një motorcikletë tip Yamaha që ka hyrë në parakalim me shpejtësi dhe në mënyrë të gabuar ka humbur jetën një person dhe është plagosur rëndë i riu tjetër. Nga njoftimi mësohet se ka humbur jetën 22 vjecari E. Beqiri dhe është plagosur rëndë shoku i tij E . Elezi.
Duke qënë se 23 vjecari Elezi ishte në gjëndje të rëndë ai është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Mësohet se motorri Yamaha me të cilin udhëtonin 2 të rinjtë është përplasur me mjetin tip Benz me targa KJ, 4561 A, që i përkiste shtetasit Z. Saraçi.

(m.b/shqiptarja.com)