KORÇË- Një aksident ka ndodhur rreth mesditës së sotme (13 shkurt) në rrugën “Bilisht-Miras” pranë kryqëzimit të fshatit Kuç ku janë përplasur 2 automjete.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 drejtuesit të identifikuar si A.A, 53 vjeç i cili drejtonte automjetin tip “Isuzu” dhe R.L, 26 vjeç që drejtonte automjetin tip “Benz”.
Të dy shoferët ndodhen në spitalin e Bilishtit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Komento