Mrekulli në rrugën e Arbrit. Një i ri, i cili ishte përfshirë në një aksident, është gjetur i gjallë pas 3 ditësh. Isa Nurçe, 35 vjeç, nga Maqellara ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Tiranës, kur dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar buzë lumit.
Ngjarja ka ndodhur në 'Rrugën e Arbrit' në vendin e quajtur Ura e Çerenecit, ndërsa pas aksidentit mjeti ka ‘fluturuar’ për rreth 40 metra nga rruga kryesore dhe ka përfunduar i përmbysur në buzë të lumit, siç shihet edhe në këto pamje që sjell Report Tv.
Mjeti i aksidentuar është gjetur ditën e sotme, 6 qershor, nga kalimtarë të rastit, ndërsa dyshimet e grupit hetimor janë që aksidenti të ketë ndodhur 3 ditë më parë. Kjo për shkak, se i riu ishte denoncuar nga familjarët në polici si i humbur, për shkak se prej tre ditësh babai kishte humbur kontaktet me të.
'Sot me datë 06.06.2025, rreth orës 18.30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se pranë rreth rrotullimit të Shupenzës, është gjetur nga disa banorë të zonës një automjet i përmbysur pranë lumit. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimet është identifikuar drejtuesi i automjetit shtetasi Isa Nurçe, 35 vjeç, i cili ditën e djeshme ishte shpallur në kërkim, pasi babai i tij kallzoi se ishte larguar nga banesa. 35-vjeçari, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës', njoftoi policia.
Pasi u nxor nga makina, i riu u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore.
S.B/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
48.9%
-
Të gabuar
36.8%
-
Nuk e di
14.3%
Vota total: 3181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident zinxhir në Vlorë, 6 makina përplasen në qendër të qytetit
19 Mars, 12:54
-
Aksidenti që i mori jetën 45-vjeçarit, si ndodhi përplasja mes tre makinave në aksin Korçë Maliq (VIDEO)
18 Mars, 18:21
-
Aksident në Qafë - Plloçë, përplasen 3 kamionë dhe një furgon udhëtarësh (VIDEO)
18 Mars, 14:57
-
Makinat bëhen copë pas përplasjes së fortë në aksin Korçë–Maliq, shoferi 45-vjeçar nuk u mbijeton plagëve (EMRI)
18 Mars, 13:25
-
Aksident në bypass-in e Lushnjës, ‘Benzi’ përplas 44-vjeçarin me biçikletë që po kalonte në anën tjetër të autostradës
18 Mars, 09:38
-
Dogjën 7 dynymë sipërfaqe me bimësi, vihen nën hetim 2 persona në Bulqizë
18 Mars, 09:13
-
Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, 2 të vdekur e 8 të plagosur nga aksidenti me 4 makina
16 Mars, 13:01
-
SPECIALE/ Drejt majës së Dhoksit, më i larti në malësinë e Martaneshit, udhëtimi që zbulon Bulqizën turistike në çdo stinë të vitit
15 Mars, 09:07
-
Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit
14 Mars, 11:16
-
U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës
13 Mars, 09:19
-
Rijetëzimi i Kullave të Veriut, Rama: 450 aplikime nga 13 bashki për hartën dixhitale
12 Mars, 14:14
-
U shpërthen bombola e gazit në shtëpi, dy persona dërgohen në spital në Bulqizë
12 Mars, 13:21