(FOTOT) Vrasja e dyfishtë në Tiranë, dalin pamje nga sherret mes vëllezërve Muskurti! Përplasen me grushta në market, dy persona i ndajnë
Dritan Muskurti, Arsen Muskurti
Janë bërë publike pamje të reja që lidhen me ngjarjen e rëndë më 30 gusht në Tiranë ku vëllai vrau të vëllanë bashkë me kunatën. Nga pamjet rezulton se Arsen Muskurti ka treguar edhe herë të tjera dhunë ndaj vëllait të tij.
Pamjet, të marra nga JOQ, tregojnë një sherr mes Arsen Muskurtit (autori) dhe Dritan Muskurtit (viktima) në një nga bizneset e autorit të ngjarjes.
Siç shihet nga fotot e mëposhtme, Dritani ka dashur të sulmojë me grusht Arsenin, por është mbajtur nga dy persona, një burrë dhe një grua, ndërsa një grua tjetër qëndron në këmbë. Ndërkohë në një skenë tjetër evidentohet se Dritani i ka shkuar shumë afër Arsenit në tavolinën e tij të punës.
Ndërsa, ditën e ngjarjes, para është qëlluar Nora Muskurti, e cila qëndronte në këmbë pas bashkëshortit të saj. Ndërsa më pas Arsen Muskurti ka kthyer këndin e qitjes në drejtim të vëllait të tij, Dritanit.
Alban dhe Nora Muskurti u vranë brenda agjencisë së tyre të udhëtimeve në një rrugicë pranë xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë më 30 gusht. Arsen Muskurti hyri qetësisht në agjenci dhe qëlloi pesë herë me pistoletë dhe më pas u largua për t’u kapur disa orë më vonë në zonën e “5 Majit”. Ende i pa penduar për krimin, Arsen Muskurti është shprehur se vëllai e kunata e meritonin të vdisnin pas konflikteve të vjetra për pronësinë, që vazhdimisht i kishte çuar të dyja palët në dyert e policisë.
D.GJ/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
28.5%
-
Pak
42%
-
Aspak
29.5%
Vota total: 305
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Çmendet' avokati i Berishës dhe Metës: Dilni sot nga shtëpitë dhe vrisni patronazhistët! Nisin hetimet për Genc Gjokutajn, dosja në Prokurori
27 Korrik, 09:24
-
Në Himarë shpëtohen 2 turistë nga Guatemala, në Tiranë 5 gjermanë humbën rrugën teksa eksploronin malin
26 Korrik, 18:45
-
Klient ditën, hajdut natën! Kamerat kapin ‘mat’ 40- vjeçarin, vidhte dyqanet e celularëve në Tiranë
26 Korrik, 12:29
-
Tiranë/ Shkelën rregullat e qarkullimit, policia gjobit drejtuesit e patinave elektrike dhe këmbësore
25 Korrik, 14:29
-
Protesta e opozitës, bllokohet përkohësisht qarkullimi i makinave në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës
25 Korrik, 08:43
-
Tiranë, kanosi dhe i kërkoi 200 mijë € ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet 24 vjeçari
24 Korrik, 20:45
-
E trishtë! 39-vjeçarja në Tiranë nxirret me plaçkat në rrugë: I jam dorëzuar Zotit, atje gjej paqe!
24 Korrik, 15:51
-
Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma
24 Korrik, 13:09
-
Këngëtarja Giusy Ferreri mesazh për fansat para koncertit: E lumtur që kthehem në Tiranë më 29 korrik, ju pres në stadiumin 'Selman Stermasi'
24 Korrik, 09:20
-
Tiranë/ Bie nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë fëmija 8-vjeç në Bathore
24 Korrik, 08:02
-
Tërmet me magnitudë 4.6 ballë në detin Adriatik gjatë natës, lëkundje të forta ndihen në Tiranë e Durrës
24 Korrik, 07:05
-
Merret vendimi: Abone falas për studentët edhe për vitin e ri akademik
23 Korrik, 12:00
Ky ishte psikopat fetar I allahut…feja te shplan trute
PërgjigjuPsikopat janë komunistat.